Pas 39-viteve kontribut në arsimin shqip, është pensionuar mësimdhënësi dhe drejtori Refki Demaj, shkruan AlbanianEducation.net.
Demaj në 15 vitet e fundit ishte drejtor i shkollës fillore “Bajram Curri “ne Romajë.
Postimi i tij:
Me shkas
DITËLINDJA DHE PENSIONIMI
Sot shënoj 65-vjetorin e lindjes dhe njëkohësisht përmbylljen e angazhimit tim profesional përmes daljes në pension. Me ndjenjë krenarie dhe përmbushjeje, reflektoj mbi një rrugëtim 39-vjeçar (1987–2026) në shërbim të arsimit,ndjej Mirënjohje te thellé dhe emocione te veçanta per çdo moment të këtij shërbimi fisnik jetësor .
Gjatë këtyre viteve kam pasur nderin të jem pranë shumë brezave nxënësish në Romajë, si mësimdhënës dhe përgjegjës i shkolles se mesme ne Romajë , ku dy gjenerata kan qene paralele te shkolles se mesme te mjekesis “Luciano Moroni” dhe 20 gjenerata paralele te gjimnazit “Gjon Buzuku” si dhe 15 vite drejtor shkolle ne shkollen fillore “Bajram Curri “ne Romajë .Çdo hap i këtij rrugëtimi është formësuar nga përkushtimi, parimet ,dashuria për dijen dhe përgjegjësia ndaj edukimit.
Me respekt të veçantë kujtoj dhe falënderoj kolegët e SHFMU “Bajram Curri” në Romajë, si dhe kolegët e shkollës së mesme në Romajë, në themelimin e së cilës kam pasur fatin të kontribuoj. Bashkëpunimi ynë mbetet një nga vlerat më të çmuara të këtij rrugëtimi.
Mirënjohje e veçantë i takon familjes sime, babes dhe nënës të ndjerë, vëllaut, Motrave,bashkëshortes , Fëmijëve si dhe të gjithë nxënësve, kolegëve, komunitetit klerikve fetar,komunitetit te prindve te Romajës, hasit dhe miqve, të cilët me mbështetjen dhe besimin e tyre e kanë bërë këtë rrugëtim të paharrueshëm.
Ky nuk është fundi i një historie, por vazhdimi i saj në kujtime, vlera dhe njerëz që mbeten përgjithmonë pjesë e jetës sime.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë,