Pensionohet mësimdhënësi Refki Alia nga Prizreni

- Advertisement -

Është pensiouar mësimdhënësi Refki Alia nga Prizreni, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës “Lidhja e Prizrenit”  në Prizren:

- Advertisement -

Mirënjohje dhe respekt për mësimdhënësin Refki Aliaja

Pas shumë viteve përkushtim, përpjekjeje dhe dashurie ndaj dijes, mësimdhënësi ynë i dashur Refki Alia ka dalë në pension nga shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Prizren.

Me një karrierë të gjatë e të ndritur, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e gjeneratave të tëra nxënësish. Me urtësinë, durimin dhe përkushtimin e tij, ai nuk ka qenë vetëm një mësues, por edhe një udhërrëfyes, mik e model për shumëkënd.

- Advertisement -

Sot, ndërsa i themi “faleminderit”, ndjejmë krenari që kemi pasur fatin ta njohim dhe të mësojmë prej tij. I dëshirojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe gëzime në çdo hap të jetës së tij të mëtejshme.
Faleminderit, profesor Refki, për gjithçka!