Pensionohet mësimdhënësi Ramadan Duraku nga Rahoveci – pas 40 viteve kontribut në arsim

- Advertisement5 -

Është pensionuar Ramadan Duraku, mësimdhënës i shkollës “Bajram Curri”, në Rahovec, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njoftim thuhet se për mbi 40 vite përvojë pune në edukimin dhe arsimimin e brezave të tërë, ai nuk u ndal asnjëherë.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

Sot, në një ceremoni të veçantë, u pensionua mësimdhënësi ynë i matematikës, Ramadan Duraku.

Për mbi 40 vite përvojë pune në edukimin dhe arsimimin e brezave të tërë, ai nuk u ndal asnjëherë. Me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për dijen, ishte shembull i një mësimdhënësi të devotshëm që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e nxënësve të tij.

- Advertisement - m2

Ramadan Duraku i takon atij grupi të artë të mësimdhënësve që u sakrifikuan për arsimin shqip, duke punuar me përkushtim edhe në kohë sfiduese, me misionin e shenjtë për ta mbajtur gjallë dijen dhe shkollën shqipe. Kontributi i tij është pjesë e historisë sonë arsimore dhe frymëzim për brezat që vijnë.

Në emër të Drejtorisë së Shkollës “Bajram Curri”, Krushë e Madhe, e falënderojmë përzemërsisht për mundin, sakrificën dhe punën e palodhshme ndër vite.

I urojmë shëndet, mbarësi dhe gëzime në këtë kapitull të ri të jetës!
Drejtoria e shkollës.

645478616 2940783026114406 7512154425130654395 n

r