Është pensionuar mësimdhënësi Raif Rexhepi, pas 40 vitesh kontribut në arsim, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e shkollës “Haasan Prishtina”, thuhet se mësuesi Raif nga viti 1986 piunoi pa ndërprerje për 40 vjet në shkollën e tyre.
Njoftimi i shkollës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë:
Sot, në shkollën tonë u mbajt një takim në të cilin morën pjesë mësimdhënësit, nxënës si dhe ish-mësimdhënës. prindër dhe familjarë të arsimtarit Raif Rexhepi i cili nga viti 1986 punoi pa ndërprerje për 40 vjet në shkollën“Hasan Prishtina” në Prishtinë, deri në ditën e sotme kur edhe u pensionua.
Raif Rexhepi lindi në vitin 1961 në Prishtinë. Shkollën fillore e kreu në SHF “Zenel Hajdini” në Prishtinë. Po ashtu në Prishtinë përfundoi studimet në Fakultetin Filologjik në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.
Gjatë punës së tij të gjatë me nxënës u nderua shumë herë me mirënjohje për sukseset në punën me nxënës si dhe me rastin e 10-vjetorit, 20-vjetorit dhe 30-vjetorit të punës në SHF “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Për punën arsimore të arsimtarit Raif foli drejtoresha e shkollës znj.Sofie Bunjaku si dhe nxënësja Eliza Morina kryetare e KNSH-së lexoi përshëndetjen për arsimtarin e tyre të respektuar duke i dëshiruar shëndet tani në pensionin e merituar.
Ju urojmë shëndet, jetë të qetë e të lumtur në pension arsimtari Raif Rexhepi!
Drejtoria e shkollës

