Pensionohet mësimdhënësi Qerim Sejdiu nga Ferizaj

- Advertisement -

Pas katër dekadash në arsim, është pensionuar arsimtari i lëndës së Teknologjisë, Qerim Sejdiu nga Ferizaj, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement -

Sot pas një pune prej katër dekadash në arsim,pensionohet arsimtari i lëndës së Teknologjisë Z.Qerim Sejdiu.Këtë ngjarje e bëri më madhështore edhe vizita e papritur e kryetarit të Komunës së Ferizajt Z.Agim Aliu,drejtorit të Dka-së Z.Afrim Llabjani ,si dhe drejtorit të shërbimëve publike dhe njëherit ish nxënës i kësaj shkolle Z.Alberton Sahiti.

Vizita e udhëheqësve komunalë vetëm sa e madhështoi festën tonë.Me këtë rast si unë po ashtu edhe Kryetari Aliu e falenderuam Arsimtarin Qerim Sejdiu për punën e tij ,e sidomos për periudhën e viteve të 90-ta,kur mësimdhënësit tanë burgoseshin ,malltretoheshin fizikisht nga forcat serbe ,me të vetmin qëllimi demotivimin e mësuesve tanë për ti larguar ata nga procesi mësimor dhe për ti mbyllur shkollat shqipe,mirëpo mësuesit tanë asnjëherë nuk u friksuan,ata përkundrazi vazhduan punën pavarësisht dhunës fizike e cila po ushtrehej drejt tyre nga Forcat serbe.

Si drejtor i shkollës e falenderova pamasë arsimtarin Qerim dhe i urova shëndet dhe dhe fat në vitet në vazhdim.

- Advertisement -

Me respekt drejtori i shkollës I.Balaj.

491056382 1413907429631409 8406491450952080902 n

491351954 1328926971554122 6274302622779850326 n

490986669 1864173957482773 4676223858385559759 n

491341056 680757734541917 2187973486572780723 n

490994568 1010690523985034 8035943970880100029 n