E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Pensionohet mësimdhënësi Nazmi Bislimi nga Gjilani, dha 32 vite kontribut në arsim

- Advertisement1-

Është pensionuar Nazmi Bislimi, mësimdhënës në shkollën “Safet Rexhepi”, në Zhiti-Bellancë, shkruan Albanian Education.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në arsim ka kontribuar plot 32 vite.

- Advertisement -

Postimi i tij pa ndërhyrje bërë më 6 prill:

Sot, rrafsh 65 vjet- Pensionist

Sot më 06.04.23 mbusha 65 vite. Kisha nderë dhe kënaqësi që për 32 vite punë t’ia kushtoja procesit ed .arsimorë në Sh.F. ,,Safet Rexhepi ‘’ në Zhiti-Ballancë. Për pak vite kam punuar edhe në fshatin Remnik, Gjylekar(Skifteraj), Tërpezë, Budrikë dhe në Radivojc.
U punësova në shtator të vitit 1992 në Radivojc, ku ishin vitet më sfiduese, ngase të punosh në ato vite kur ndërtuam sistemin paralel ndaj okupatorit serb ishte edhe mjaftë sfiduese por ishte edhe një ndjenjë e kënaqësisë dhe e krenarisë për ta mbajtë arsimin gjallë. Nuk kam punuar për çmim (pagë), por kam punuar me nderë dhe me vullnetin më të madh në mbrojtje të vlerave kombëtare përmes procesit edukativo-arsimor.Gjatë këtyre 32 viteve punë sistematike në arsim do të ruaj edhe shumë kujtime me kolegët e punës me të cilët kam ndarë shumë kujtime. Me këtë rast në veçanti falenderojë te gjithë nxënësit dhe ish-nxënësit të cilët kanë qenë ëmbëlsira e jetës time dhe ushqim shpirtëror i imi. Sot nga ato gjenerata kanë dalë : mësues, profesor, doktorë, gjeodet, psikolog, artistë, sportist e profile kuadrosh nga niveli komunal e deri te ato qendror.

Mbrëmë më 05.04.23 edhe zyrtarisht përmes një ahengu (darkë solemne) u ndamë nga kolegët e punës. Befasitë dhe surprizat ishin të pafundme, pati edhe shumë surpriza shumë emocionuese… Faleminderit të gjithë kolegëve për gjithqka që kanë bërë për mua, jo vetëm mbrëmë por edhe gjatë gjithë kohës sa kemi qëndruar së bashku, do të ju jem gjithmonë mirënjohës dhe falenderues.

Një falenderim i veçantë – ekskluziv shkon për Doruntinën, Valentinën dhe Almedinën (motro) si dhe psikologen – Donjetën, të cilat ishin ,, Qershia mbi tortë e mbrëmjes’’
Faleminderit Doruntinë !
Faleminderit Valentinë !
Faleminderit Almedinë !
Faleminderit Donjeta !
Faleminderit të gjithëve !

P.s Unë dola sot nga shkolla, mirëpo shkolla nuk do të dalë asnjëherë nga unë !

- Advertisement -rrrrrrr

Me respekt,
Nazim Bislimi

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...