E hënë, 24 Shkurt, 2025

Pensionohet mësimdhënësi Mustafë Tafa nga Vitia, mbi 40 vite kontribuoi në arsim

- Advertisement1-

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoreshë e Arsimit dhe të tjerë kanë pritur sot në takim Mustaf Tafa, i cili sapo është pensionuar.

Më këtë rast ai falënderoj atë për kontributin e dhënë në arsim, duke i ndarë atij një mirënjohje dhe ju uruar pensionim të rehatshme.

- Advertisement -

Ai e çmoj lartë punën e tij, duke shtuar se z. Tafa, ka kontribuar edhe në kohët më të vështirë para luftës në Kosovë.

Kurse Mustafë Tafa ndër tjerash tha se ajo që po bëhet në Viti, është jashtë pritshmërisë dhe mrekulli dhe sipas tij gjithë shihet që janë të kënaqur me punën e kryetarit dhe stafit të tij.

Duke folur për pritjen që ju bë atij ai tha se ky respekt që po ju bëhet pensionistëve në Arsim ju jep forcë që të vazhdohet me jetën pas pensionit.

Një mirënjohje atij ju dha edhe shkolla e fshatit Tërpezë, ku ai ka shërbyer. Nga një fjalë rasti mbajtën edhe disa ish bashkëpunëtor të tij nga Vitia dhe Ferizaji.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...