E premte, 28 Shkurt, 2025

Pensionohet mësimdhënësi Musa Asllani nga Prizreni

- Advertisement1-

Është pensionuar mësimdhënësi Musa Asllani nga Prizreni, shkrua Albanianeducation.net.

Me këtë rast në sallën e edukatës fizike u mblodhën të gjithë mësimdhënësit për të shënuar dy ngjarje: ditëlindjen dhe pensionimin.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren:

Sot, më 11 shtator, mësimdhënësi Musa Asllani mbushi plot 65 vjet. Me këtë rast në sallën e edukatës fizike u mblodhën të gjithë mësimdhënësit për të shënuar dy ngjarje: ditëlindjen dhe pensionimin.

Fillimisht drejtoresha e shkollës, znj. Behare Kryeziu në emër të saj dhe të të gjithë punonjësve të shkollës mësues Musës ia uroi ditëlindjen dhe pensionimin, ndërsa nuk la pa e falënderuar për punën, përkushtimin, angazhimin dhe sjelljet e jashtëzakonshme shumëvjeçare të tij me nxënës dhe me kolegë.

Ndërkohë për mësuesin tashmë pensionist fjalë miradie thanë edhe mësimdhënësit Bedri Çejku e dr. Naser Bresa.

Pa dyshim, fjalët më emocionuese qenë nga vetë mësues Musa. Ai pasi përshëndeti drejtoreshën dhe të gjithë kolegët që gjetën kohë për të qenë së bashku në këtë ditë të veçantë të jetës së tij tha:

“Vërtet sot është një ditë e veçantë dhe njëherësh tejet emocionuese për mua, sepse qenka shumë vështirë të ndahesh nga një kolektiv ku me dekada të tëra punuam së bashku në arsimimin e brezave të rinj dhe ku ndamë së bashku të mirat e të këqijat.
Unë po pensionohem dhe po e dorëzoj ditarin. Po largohem nga procesi mësimor dhe nga ky kolektiv i mrekullueshëm që do të më mungojë shumë. Do të më mungojnë edhe nxënësit që i desha si fëmijët e mi…

- Advertisement -rrrrrrr

Ju faleminderit për gjithçka që bëtë për mua!

Ju dëshiroj punë të mbarë, shëndet e jetë dhe pensionim të shpejtë edhe juve!”

Për punën dhe mundin shumëvjeçar të mësues Musës nuk munguan as dhuratat simbolike, të cilat u ndanë nga drejtoresha dhe nga kryetari i sindikatës së shkollës sonë, z. Gani Shinik.

Ndërkohë, të gjithë së bashku festuam me një drekë të përbashkët dhe në shenjë kujtimi bëmë edhe një foto të përbashkët me mësues Musën e ku ishte edhe zonja (bashkëshortja) e tij.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ganimete Selimi, një nga mësueset më të spikatura të shkollës “Dituria” në Podujevë

Arsimtarja Ganimete Selimi është një nga figurat më të spikatura të stafit akademik të...

E dhimbshme: Vdes nxënësja Larisa Sokoli nga Rahoveci

Ka ndërruar jetë Larisa Sokoli, nxënëse në shkollën e mesme “Xhelal Hajda”, në Rahovec. Kjo...

Mësuesja Nerxhivane Gashi, një përvojë të gjerë dhe një përkushtim të palëkundur ndaj arsimit

Arsimtarja Nerxhivane Gashi është një ndër figurat më të spikatura të stafit akademik të...

Florije Zogu zgjedhet mësimdhënësja e vitit në gjimnazin “Ahmet Gashi”

Florije Zogu nga Këshilli i Arsimtarëve është zgjedhu “Mësimdhënësja e vitit” në gjimnazin "Ahmet...