E premte, 20 Shtator, 2024

Pensionohet mësimdhënësi Musa Ajvazi nga Ferizaji

- Advertisement1-

Gjatë ditës së sotme, në një ceremoni rasti organizuar nga kolegët e shkollës është pensionuar mësimdhënësi i matematikës, bashkautori i librit “Matematika zbavitëse” dhe librit Mbijetesa e Arsimit në Komunën e Ferizajt”, Musa Ajvazi.

Musa Ajvazi, i lindur më 05.11.1958 në fshatin Smirë të komunës së Vitisë, shkollën fillore e kreu në fshatin Smirë dhe Goshicë të Vitisë, ndërsa shkollën e mesme (drejtimi matematikë) e kreu në Viti. Po ashtu, me sukses e përkushtim përfundoi shkollimin e lartë në Prishtinë.

- Advertisement -

Duke arritur në nivele të kënaqshme profesionalizmi, filloi punën e tij që nga viti 1980 në shkollën “Kuvendi i Arbërit”, duke vazhduar në shkollën “Zenel Hajdini” dhe pastaj pjesën më të madhe të jetës së tij profesionale e shpenzoi së ligjëruari në shkollën “Jeronim de Rada”-Ferizaj, në të cilën ka vazhduar të punoi deri më tani.

Musa Ajvazi, si një mësimdhënës i dalluar, ka qenë pjesëmarrës në shumë gara shkollore komunale e kombëtare nga të cilat, së bashku me nxënësit e tij të dalluar, kanë dalë fitues ku në vitin shkollor 1995/1996 morën vendin e parë në Republikën e Kosovës.

Përvojat dhe të arriturat e tij teorike e praktike, z. Musa Ajvazi i kurorëzoi në libër si bashkautor me titull: “Matematika zbavitëse”, libër ky që ndikoi në cilësinë e mësimeve për nxënësit. Gjithashtu, përmbledhi disa publikime nga përvojat e tij të orëve mësimore, duke i shndërruar në libër me titull: “Mbijetesa e Arsimit në Komunën e Ferizajt”.

Musa Ajvazi, ngaqë e mbante gjallë fuqishëm ndjenjën e atdhedashurisë mori pjesë në shumë aktivitete ilegale, duke qenë nga viti 1990 deri në 1999 aktivist sindikal dhe një mandat delegat i BSPK i Republikës së Kosovës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...