Pensionohet mësimdhënësi Muharrem Sulejman dhe roja i shkollës Bajram Vitija të shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë

- Advertisement -

Mësimdhënësi Muharrem Sulejman dhe roja i shkollës Bajram Vitija të shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë janë pensionuar dje, me ç’rast i janë ndarë mirënjohje për punën e tyre, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Momente mallëngjimi dhe krenarie në ditën e pensionimit

Më 3.10.2023, dolën në pension kolegët tanë:

Mësimdhënësi Muharrem Süleyman, i cili përveç tjerash ishte i pari që në kohën e luftës, në Burse të Turqisë hapi klasën e parë për nxënësit shqiptarë, duke punuar vullnetarisht në edukimin e tyre.

- Advertisement -

Roja i shkollës, Z. Bajram Vitija, i cili përveç që ka kryer detyrën e tij me shumë korrektësi, ndihmonte vullnetarisht edhe në mirëmbajtjen e shkollës, gëlqerim etj.

Ne si kolektiv, në shenjë falënderimi dhuruam mirënjohje dhe nga një dhuratë simbolike, por kjo është më e pakta kur flasim për gjithë këto vite pune në familjen tonë të madhe.

Puna dhe angazhimi i tyre ka qenë dhe do të mbetet shembull për të tjerët.

Ne i falënderojmë gjithë kontributin e tyre duke uruar që ta shijojnë pensionimin me shumë shëndet dhe të festojmë së bashku vetëm momente krenarie e gëzimi.

Nxënësit tanë po ashtu u kujdesën duke dhuruar një pikturë me porosi të veçantë.

Edhe shumë vite me shëndet!

Shkolla “Elena Gjika” do të vazhdojë gjithmonë të jetë shtëpia juaj e dytë.