Shkolla “Abaz Ajeti”, në Gjilan ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Muharrem Nuhiu, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Pensionohet mësimdhënësi Muharrem Nuhiu
Pas dekadash të tëra të përkushtimit, punës dhe dashurisë për nxënësit, arsimtari Muharrem Nuhiu u pensionua duke lënë pas një gjurmë të pashlyeshme në arsim.
Koleget dhe drejtoria, në një organizim të ngrohtë, e uruan me gjithë zemër për këtë kapitull të ri të jetës.
Faleminderit mesimdhënësi Muharrem për kontributin, përvojën dhe shembullin që na keni dhënë. Ju urojmë shëndet, lumturi dhe vite të qeta në pension.”