Pensionohet mësimdhënësi Misret Bislimi nga Prishtina

- Advertisement5 -

Është pensionuar mësimdhënësi Misret Bislimi nga Prishtina, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi është dhënë nga shkolla “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

- Advertisement - M1

Njoftimi:

Sot, më datë 05/12/2023, u pensionua mësimdhënësi shumë i respektuar nga të gjithë, Misret Bislimi.

Ai gjithmonë u karakterizua për vlera të larta që kanë demonstruar profesionalizëm, patriotizëm dhe atdhedashuri për Arsimin, Kombin dhe Vendin, duke dhënë kontribut të pamatshëm që do të ndikojë ndër breza.

- Advertisement - m2

Mësimdhënësi, Misret Bislimi ishte kudo dhe nuk u dorëzua asnjëherë, ndaj kësaj pune dhe këtij misioni fisnik edhe pse përjetoi periudhën e padrejtësive të shumta ndaj shqiptarëve, si përndjekjet, presionet, dënimet dhe vrasjet evshumta nga regjimi serbo-sllav.

Andaj, në emër të kolektivit të shkollës dhe në emër të të gjithë nxënësve të gjeneratave të ndryshme e falënderojmë mësimdhënësin, Misret për gjithçka që ka dhuruar për shkollën në veçanti dhe arsimin në përgjithësi. Me plotë të drejtë e themi, se ai ishte një pishtar i madh i arsimit dhe do të kujtohet si një veteran i vërtetë i kësaj fushe të shenjtë.
Të urojmë shëndet e pensionim të rehatshëm!