Shkolla “Ismail Qemali” ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Mirsad Krasniqi, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Të nderuar mësimdhënës, dhe ju nxënës të shkollës sonë, sot më 3 prill 2025 u pensionua mësimdhënësi Mirsad Krasniqi
Në emër të kolektivit të shkollës tonë i urojmë arsimtarit Mirsad shëndet në vazhdimësi.
Ai me punën e tij të palodhshme dhe me vitalitetin e pozitivitetin e tij ishte shembull e frymëzim për të gjithë ne!
I nderuari arsimtari Mirsad ke mirënjohjen tonë për të gjitha këto vite të arta të punës në shkollë, e cila do të jetë me dekada e dokumentuar në të gjitha dokumentacionet e shkollës të cilat me përkushtim e dashuri janë plotësuar nga duart tua të arta!
Urojmë që pensioni të jetë për ju një kohë e mbushur me kënaqësi e shije jete!
Me respekt,
Kolektivi i shkollës SHFMU “Ismail Qemali” Prishtinë