Shkolla “Dardania” në Pejë ka njoftuar se pas 42 vitesh kontribut në arsim është pensionuar mësimdhënësi i matematikës Isuf Lajqi, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla thotë se puna, përvoja dhe angazhimi i tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e shumë brezave dhe në jetën e shkollës sonë.
Njoftimi i shkollës:
Me rastin e pensionimit, shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë për mësimdhënësin e matematikës Isuf Lajqi, i cili pas 42 vitesh pune e përkushtimi në arsim po përmbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij profesionale.
Puna, përvoja dhe angazhimi i tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e shumë brezave dhe në jetën e shkollës sonë.
Urime pensionimin dhe faleminderit për gjithçka që keni dhënë ndër vite.