Është pensionuar sot mësimdhënësi Isak Maxhera nga nga fshati Bardh i Madh i Fushë Kosovës.
Njoftimin e ka dhënë Drejtoria e Arsimit në Fushë Kosovë.
Njoftimi nga Drejtoria e Arsimit në Fushë Kosovë:
Sot, në një atmosferë të ngrohtë dhe respekti të thellë, u organizua një takim për të nderuar pensionimin e mësimdhënësit të nderuar z. Isak Maxhera nga ShFMU “Zejnel Salihu” në Bardh i Madh.
Në takim z.Maxhera e priti z. Fatlum Berisha, Drejtor i DKA-së në Fushë Kosovë, së bashku me kabinetin e tij: znj. Elmije Graiqevci-Zymberi, Shefe e DKA-së, dhe znj. Vlora Ferizi-Berjani, Zyrtare e Lartë për Arsim në DKA.
Me këtë rast, ata shprehën mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për kontributin shumëvjeçar dhe përkushtimin e palodhshëm të z. Isak Maxhera në edukimin e brezave të rinj.
🌟 U përcollën urime të përzemërta për shëndet, mbarësi dhe vite të lumtura pas pensionimit, duke theksuar se puna dhe përkushtimi i tij do të mbeten një frymëzim për të gjithë kolegët dhe nxënësit e shkollës.
Faleminderit, z. Maxhera, për çdo ditë të kaluar në shërbim të arsimit dhe të ardhmes së fëmijëve tanë! 🌿👩🏫👨🏫