Pensionohet mësimdhënësi Ilam Berisha nga Prizreni, 44 vite kontribuoi në arsim

- Advertisement -

Është pensionuar mësimdhënësi Ilam Berisha nga Prizreni, pas 44 vite kontribut në arsim, shkruan Albanianeducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi nga drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj:

- Advertisement -

Prof. Ilam Berisha sot del në pension duke lënë pas një kontribut të spikatur për 44 vite në arsim, veçanërisht gjatë viteve të fundit në 🏫 IAAP “Ymer Prizreni”.

Prof. Ilam është karakterizuar përherë me rezultate konkrete në punë dhe me cilësitë më të larta njerëzore, duke gëzuar respekt në të gjithë komunitetin e duke frymëzuar gjithnjë brezat e rinj të mësuesve.

Përfaqësues i denjët i profilit, plot përkushtim në profesion.

- Advertisement -

Faleminderit 🙏🏻 për të gjithë kontributin në edukimin e 🧒🏻👧🏼fëmijëve prizrenas, të uroj shëndet e pension sa më të mbarë! 😊