Pensionohet mësimdhënësi i muzikës, Ruzhdi Kryeziu nga Rahoveci

- Advertisement5 -

Është pensionuar mësimdhënësi i muzikës, Ruzhdi Kryeziu, nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducatio.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina, përmes një postimi nê Facebook.

- Advertisement - M1

Postimi i tij:

Pas 42 vitesh përvojë pune në arsim, sot, më 15 maj 2024, arsimtari i muzikës Ruzhdi Kryeziu festoi ditëlindjen dhe ditën e pensionit.

Arsimtarit Ruzhdi Kryeziu i urojmë ditëlindjen dhe pensionimin, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur në gjirin familjar.

- Advertisement - m2

Ai punoi në mësimdhënien e lëndës së muzikës në Shfmu “Lidhja e Prizrenit” në Opterushë, në Shfmu “Haki Stërmilli” në Zoqisht dhe në Paralelen e ndarë në Retijë.

Respekt dhe mirënjohje për kontributin jetësor në arsim, në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave.

E gëzofsh pensionin, Ruzhdi Kryeziu!

FB IMG 1715793713271 FB IMG 1715793518097 FB IMG 1715793514719