Pensionohet mësimdhënësi Haxhi Ahmeti nga Kralani i Gjakovës

- Advertisement5 -

Në një atmosferë mirënjohjeje dhe respekti, kolektivi i shkollës “8 Dëshmorët” në Kralan të Gjakovës ka uruar 65-vjetorin e lindjes dhe pensionimin e mësimdhënësit Haxhi Ahmeti, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Përmes një mesazhi falënderimi, në emër të kolektivit, nxënësve dhe prindërve, u vlerësua lart angazhimi dhe kontributi i tij i çmuar ndër vite në fushën e edukimit dhe arsimit të shumë gjeneratave.

- Advertisement - M1

U theksua përkushtimi i palodhshëm, profesionalizmi dhe roli i tij i rëndësishëm në formimin arsimor dhe edukativ të nxënësve.

Me rastin e pensionimit, kolegët dhe bashkëpunëtorët i uruan shëndet, mbarësi dhe suksese në kapitullin e ri të jetës, duke e falënderuar për kontributin e vyer në arsim dhe edukim.

- Advertisement - m2