Pensionohet mësimdhënësi Hamdi Mazreku nga Malisheva



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Ibrahim Mazreku” në Malishevë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Hamdi Mazreku, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Një nga momentet më prekëse të ceremonisë ishte surpriza e përgatitur nga nxënësja e klasës së IV, Rejana Krasniqi, e cila me shumë dashuri i dhuroi arsimtarit të saj një tortë dhe një shkrim plot ndjenja e domethënie.

- Advertisement - M1

Ky gjest i sinqertë emocionoi të pranishmit dhe dëshmoi se mësuesit e përkushtuar lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e nxënësve të tyre.

hm

Njoftimi i shkollës “Ibrahim Mazreku”:

- Advertisement - m2

Një ditë mirënjohjeje, respekti dhe emocionesh të veçanta

SHFMU “Ibrahim Mazreku” organizoi një ceremoni në ambientet e shkollës dhe një mbrëmje solemne në “Princesha Palace”, me rastin e pensionimit dhe ditëlindjes së mësimdhënësit të nderuar Hamdi Mazreku, duke nderuar një jetë të tërë përkushtuar arsimit, edukimit dhe formimit të brezave.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit, në krye me Drejtoreshën e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi me bashkëpunëtorët e saj, Rexhep Mazreku – vëllai i Heroit Ibrahim Mazreku, veteranë të arsimit, familjarë të mësimdhënësit Hamdi Mazreku, si dhe kolege e kolegë të kolektivit tonë.

Me fjalë mirënjohjeje, kujtime dhe urime të përzemërta u vlerësua rrugëtimi i tij profesional, i cili për dekada me radhë u karakterizua nga përkushtimi, profesionalizmi dhe dashuria për dijen.

Në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, arsimtari Hamdi Mazreku, u nderua me Mirënjohje nga SHFMU “Ibrahim Mazreku” dhe Mirënjohje nga Drejtoria Komunale e Arsimit, duke u vlerësuar si një mësimdhënës i dalluar jo vetëm në nivel shkolle, por edhe në nivel komunal.

Gjithashtu iu dhuruan disa dhurata simbolike, si shprehje e mirënjohjes dhe respektit për punën dhe përkushtimin e tij shumëvjeçar.

Një nga momentet më prekëse të ceremonisë ishte surpriza e përgatitur nga nxënësja e klasës së IV, Rejana Krasniqi, e cila me shumë dashuri i dhuroi arsimtarit të saj një tortë dhe një shkrim plot ndjenja e domethënie. Ky gjest i sinqertë emocionoi të pranishmit dhe dëshmoi se mësuesit e përkushtuar lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e nxënësve të tyre.

Sot nuk u përcoll vetëm një mësimdhënës në pension, por u nderua një personalitet që me urtësi, integritet dhe përkushtim i shërbeu arsimit dhe komunitetit për shumë vite. Vlerat dhe kontributi i tij do të mbeten frymëzim për kolegët dhe brezat që ai edukoi.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë, i urojmë arsimtarit Hamdi Mazreku shëndet, lumturi dhe një kapitull të ri të jetës të mbushur me qetësi, gëzim dhe krenari për të gjitha që i ka dhënë për arsimin.

Faleminderit për gjithçka dhe pensionim të mbarë, arsimtar Hamdi Mazreku!

Shqip | English