Shkolla “Osman Mani” në Firajë ka njoftuar se mësimdhënësi Halil Mehmeti është pensionuar sot.
Shkolla ka njoftuar se profesori Halil sot ka zhvilluar orën e fundit mësimore me nxënës.
Njoftimi i shkollës “Osman Mani” në Firajë:
Profesori Halil Mehmeti sot e zhvilloi orën e fundit në shkollën tonë, duke përmbyllur me sukses një karrierë të gjatë në arsim dhe duke nisur kapitullin e pensionimit.
E falënderojmë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë ndër vite në edukimin e shumë gjeneratave. I urojmë shëndet, lumturi dhe pensionim të mbarë pranë familjes së tij.