Pensionohet mësimdhënësi Haki Mejzini nga Prizreni

- Advertisement -

Mësimdhënësi dhe punëtori i dalluar sportiv, Haki Mejzini, është pensionuar pas shumë dekadash në arsim.

- paragrafi 1 -

Mësuesi Haki një jetë të tërë ia ka kushtuar arsimimit dhe edukimit të brezave të rinj.

- Advertisement -

Drejtoria e shkollës “Hysen Rexhepi” organizoi një takim lamtumirës në nder të tij.

Drejtoresha Lumnije Rakaj e vlerësoi si shembull të përkushtimit, disiplinës dhe dashurisë për punën.

573055733 1449796653812740 6155165311008028943 n

- Advertisement -

Haki Mejzini kujtohet për energjinë, buzëqeshjen dhe motivimin e nxënësve drejt sportit dhe vlerave të shëndetit.

Në emër të shkollës, iu uruan shëndet, lumturi dhe vite të bukura në pension.

570100049 1449797073812698 7772102706960671928 n

“Faleminderit për gjurmët e pashlyeshme që ke lënë në arsim!” – u theksua në mesazhin e drejtoreshës.