E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Pensionohet mësimdhënësi Haki Gutaj nga Prizreni

- Advertisement1-

Është pensionuar mësimdhënësi Haki Gutaj nga Prizreni.

Njoftimin e ka dhënë shkolla “Mustafa Bakiu” n ë Prizren, shkruan Albanianzeducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi:

U PENSIONUA MËSIMDHËNËSI HAKI GUTAJ

Sot, më 13 shkurt, mësimdhënësi Haki Gutaj festoi ditëlidjen e tij të 65-të dhe rrjedhimisht edhe pensionimin dmth ndarjen e tij nga kolektivi i shkollës, nga nxënësit dhe nga procesi mësimor.

Salla e edukatës fizike kishte marrë pamje festive. Aty ishin ulur kolegët dhe koleget me të cilët mësimdhënësi Haki Gutaj kaloi dekada të tëra me ditar në dorë. Nuk mugoi as familja e Hakiut: bashmëshortja dhe dy bijtë e tij, që i qëndruan pranë për ta përkrahur dhe për të mos e tradhëtuar emocionet.

Si zakonisht, e para foli drejtoresha e shkollës, znj. Behare Kryeziu, e cila fillimisht ia uroi ditëlindjen dhe pensionimin, duke i dëshiruar shëndet e jetë të gjatë, e pastaj e falënderoi për punën dhe përkushtimin e tij me dekada të tëra në ngritjen e cilësisë në mësimdhënie në veçanti në lëndën e gjuhës shqipe. Ndërkohë e nderoi edhe me mirënjohje.

Ndërkaq, në emër të mësimdhënësve ditëlindjen dhe pensionimin kolegut Haki Gutaj ia uroi dr. Naser Bresa. Ai veçoi bashkëpunimin kolegial dhe përkushtimin e tij për nxënësit dhe lëndën që e kishte shumë për zemër.

- Advertisement -rrrrrrr

Hakiu një kohë është angazhuar edhe me nxënësit turq, të cilëve ua mësoi gjuhën shqipe. E në emër të mësimdhënësve dhe nxënësve turq, Hakiun e falënderoi mësimdhënësi Gani Shinik për angazhim dhe përkushtim të duhur.

Edhe nxënësit falënderuan mësimdhënësin e tyre, për të cilin thanë fjalët më të ëmbla. Madje ata recituan dhe interpretuan pika muzikore.

Pas këtyre fjalëve, pas gjithë atyre urimeve dhe pas kontributit më shumë se 40-vjeçar me ditar në dorë, emocionet janë të pashmangshme. Megjithatë, arsimtar Hakiu u përmbajt disi.

“Ju falënderoj të gjithëve për këtë pritje dhe për gjithçka që keni bërë për mua! Ju falënderoj për vlerësimin dhe për mirëkiptimin për mua gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët në procesin mësimor dhe jashtë tij! Qenka vështirë të ndahesh nga kolegët, nga shkolla dhe nga nxënësit për të cilët kam derdhur djersë, mund, angazhim…”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Festat e fundvitit, punëtorët e shtetit pushojnë këto ditë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për ditët e pushimit për festat e...

Vdes mësimdhënësi Hilmi Uka nga Podujeva

Ka vdekur mësimdhënësi Hilmi Uka nga Podujeva. Si mësimdhënës dhe drejtor shkolle, ai dha një...

Murati tregon se kur mund të dalin 100 eurot shtesë për fëmijët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të mundohen që gjatë javës...

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët, ia kur do t’i marrin prindërit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka ndarë nga 100 euro...