Pensionohet mësimdhënësi Fatmir Mjeku nga Obiliqi

- Advertisement -

Është pensionuar mësimdhënësi Fatmir Mjeku nga Obiliqi. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Migjeni” nga fshati Siboc, ku ka punuar Mjeku si mësimdhënës, shkruan AlbanianaEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Sot me pjesëmarrjen e gjithë kolektivit përcollëm në pension mësimdhënësin, pedagogun, edukatorin Fatmir Mjeku.

I pranishëm ishte nënkryetari i komunës z. Ibush Mjekiqi dhe shefi i drejtorisë së Arsimit z.Rexhep Zeka, ku së bashku me drejtorin e shkollës i ndanë mirënjohje për kontributin e tij në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj edhe në kohët më të vështira.

Falenderojmë familjen e mësuesit Fatmir, të cilët shtruan drekë për kolektivin e shkollës sonë.I urojmë shëndet të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës sonë!

- Advertisement -