Është pensionuar Fadil Dellova, profesor dhe ish-drejtor i shkollës “Bajrm Curri”, në Krushë të Madhe, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftim thuhet se profesor Dellova për rreth 17 vite udhëhoqi shkollën me përkushtim, përgjegjësi dhe vizion, duke dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin dhe avancimin e procesit edukativo-arsimor.
Njoftimi nga shkolla:
Sot, në një ceremoni të veçantë, u pensionua profesori dhe ish-drejtori i shkollës sonë, Fadil Dellova.
Profesor Dellova për rreth 17 vite udhëhoqi shkollën tonë me përkushtim, përgjegjësi dhe vizion, duke dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin dhe avancimin e procesit edukativo-arsimor.
Para se të merrte detyrën e drejtorit në shkollën tonë, ai punoi si profesor në shkollën e mesme, duke edukuar dhe formuar shumë gjenerata nxënësish.
Më pas, shërbeu si drejtor në Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca, duke kontribuar në zhvillimin e komunitetit tonë.
Gjithashtu, ai ka qenë edhe kryetar i fshatit për disa vite, duke dëshmuar përkushtim dhe përgjegjësi në jetën publike dhe në shërbim të qytetarëve.
Puna, përkushtimi dhe përvoja e tij kanë lënë gjurmë të rëndësishme në institucionet ku ka vepruar, e veçanërisht në shkollën tonë.
Në vitet e fundit të angazhimit të tij në shkollën tonë, ai kontriboi edhe si mësimdhënës mbështetës.
Në emër të Drejtorisë së shkollës dhe të gjithë stafit kolektiv, i urojmë profesorit dhe ish drejtorit, Fadil Dellovës një pensionim të mbarë, shëndet të plotë dhe shumë vite të lumtura pranë familjes së tij!
Drejtoria e shkollës
📸 ProVideoEti