Sot, në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, festuam pensionimin e mësimdhënësit Elmi Mena, duke i shprehur mirënjohjen dhe respektin tonë për një rrugëtim të gjatë e të ndershëm në arsim.
Me 36 vite përvojë në arsim si mësimdhënës i Gjuhës Shqipe, Elmi Mena ka qenë shembull i mësimdhënësit të përkushtuar, bashkëpunues dhe i dashur për nxënësit. Që nga viti 2016, prej kur jam drejtor i kësaj shkolle, ai ka kontribuar me profesionalizëm, korrektësi dhe frymë pozitive në kolektiv.
Respekt i veçantë për kontributin e tij gjatë periudhës 1990–1999, një kohë e vështirë për arsimin shqip, ai vazhdoi misionin e tij fisnik edhe pa pranuar pagesë, duke dëshmuar përkushtim, sakrificë dhe dashuri të madhe për arsimin dhe gjeneratat e reja.
I urojmë shëndet të mirë, duke e falënderuar për gjithçka që ka dhënë për nxënësit, shkollën dhe shoqërinë.
