Pensionohet mësimdhënësi Ekrem Imeri nga Prishtina

- Advertisement -

Është pensionuar mësimdhënësi Ekrem Imeri pas 27 vitesh kontribut në arsimin shqip, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës “Mitrush Kuteli” në Prishtinë:

- Advertisement -

Me rastin e pensionimit të z.Ekrem Imeri, dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin e tij të çmuar gjatë 27 viteve në shërbim të shkollës sonë.

Përkushtimi, përgjegjësia, kontributi, raportet e mira me gjithë stafin e shkollës dhe përvoja e tij lanë gjurmë të pashlyeshme tek kolegët dhe nxënësit. Z. Ekrem i urojmë shëndet, gëzim dhe çaste të bukura në këtë kapitull të ri të jetës!

Me respekt Drejtoresha dhe stafi i shkollës Mitrush Kuteli.

- Advertisement -