Shkolla “Bahri Haxha” në Vushtrri ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Bujar Halili, shkruan AlbanianEducation.net.
Në këtë ceremoni morën pjesë drejtori i shkollës, Bashkim Kovaçi, mësimdhënës, nxënës, familjarë dhe bashkëpunëtorë, të cilët me respekt dhe mirënjohje vlerësuan kontributin e tij ndër vite.
Njoftimi i shkollës:
Ceremoni solemne me rastin e pensionimit të mësimdhënësit Bujar Halili
Sot, në SHMLP “Bahri Haxha” në Vushtrri, u mbajt një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të mësimdhënësit Bujar Halili, duke shënuar përmbylljen e një karriere të gjatë dhe të suksesshme në shërbim të arsimit dhe edukimit të shumë gjeneratave.
Në këtë ceremoni morën pjesë drejtori i shkollës, z. Bashkim Kovaçi, mësimdhënës, nxënës, familjarë dhe bashkëpunëtorë, të cilët me respekt dhe mirënjohje vlerësuan kontributin e tij ndër vite.
Me këtë rast, drejtori i shkollës i ndau z. Halili një mirënjohje në shenjë falënderimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e çmuar në zhvillimin e arsimit profesional. Gjithashtu, kryetari i Sindikatës së shkollës, Avni Rexha, i dhuroi një dhuratë simbolike si shprehje respekti dhe vlerësimi për punën e tij të palodhshme.
Gjatë fjalëve përshëndetëse u theksua se Bujar Halili do të mbetet një shembull i përkushtimit, integritetit dhe dashurisë për profesionin e mësimdhënësit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme te kolegët dhe nxënësit e tij.
I urojmë shëndet të mirë, lumturi dhe shumë vite të qeta e të mbushura me gëzim pranë familjes së tij.
Urime pensionimin, profesor Bujar Halili!