Është pensionuar Bilall Kadriu, mësimdhënës i Gjeografisë në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Ne, kolektivi i SHFMU “Xhavit Ahmeti” e përcollëm për pension, mësimdhënësin e gjeografisë, z. Bilall Kadriu.
Bilalli ishte i punësuar në këtë shkollë që nga themelimi i saj, 01.09 2009 deri në ditën e sotme kur e ka arritur ligjërisht moshën e pensionimit.
Bilalli gjithmonë është shquar për përpikëri në punë, kolegialitet, përkushtim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me të gjithë.
Sot, shumë gjenerata të janë mirënjohës për punën e shkelqyer në procesin edukativo-arsimor për dekada me radhë, në kohëra të liga dhe në kohëra të mira.
I nderuar Bilall,
Ne, i gjithë kolektivi i shkollës pa dallim, urojmë që të kesh shëndet të plotë, jetë të gjatë e mirëqenie në familje dhe gjithë rrethin tënd!