Pas 43 vitesh kontribut në arsimin shqip, është pensionuar mësimdhënësi Bejtulla Halimi nga Dragashi.
Njofitmin e ka dhënë shkolla “Samidin Emini”, në fshatin Kuk të Dragashit.
Postimi i shkollës “Samidin Emini”, Kuk:
Me një koktej rasti të organizuar në ambientet e shkollës, sot shënuam së bashku ditëlindjen dhe pensionimin e mësimdhënësit z. Bejtulla Halimi, i cili për 43 vite me radhë dha një kontribut të çmuar në arsim.
Me këtë rast, e falënderojmë për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme në edukimin e brezave të rinj.
I urojmë shëndet të plotë, lumturi në familje dhe një pensionim të qetë e të mbarë, duke gëzuar frytet e punës dhe përkushtimit të tij shumëvjeçar.
Faleminderit, mësues i nderuar, për kontributin e dhënë ndër vite!
Kolektivi i Shkollës.