Pensionohet mësimdhënësi Bedrush Krasniqi, pas 43 vitesh kontribut në arsim

- Advertisement -

Është pensionuar mësimdhënësi Bedrush Krasniqi pas 43 vitesh kontribut në arsimin shqip dhe edukimin e shumë breazve, shkruan AlbanainEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement -

Sot u pensionua mësuesi ynë i nderuar,

Bedrush Krasniqi, pas 43 viteve të përkushtuara në shërbim të arsimit dhe edukimit të brezave.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocione, nxënësit, ish-nxënësit, dhe kolektivi i shkollës i dhanë lamtumirën simbolike mësuesit të tyre të dashur, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tij të çmuar ndër vite.

- Advertisement -

Mësuesi Bedrush është nipi i atdhetarit të njohur Kadri Minushi, i cili, bashkë me Vesel Pagarushen dhe Kajtaz Ramadanin, solli Abetarën në trevën tonë – një gur themel në historinë e arsimit shqip.

Në këtë ditë të veçantë, i dëshirojmë mësuesit Bedrush shëndet, lumturi dhe një pension të qetë e të merituar. Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në kujtesën tonë.