Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu ‘’ është pensionuar veprimtari i dalluar i shkollës shqipe, Bedri Çeku.
Njoftimi i shkollës:
U PENSIONUA ARSIMTARI BEDRI ÇEJKU
Salla e edukatës fizike dhe sporteve kishte marrë një pamje krejtësisht tjetër: panoja e arsimtar Bedriut me foto të veçanta gjatë karrierës së tij 42-vjeçare me mbishkrimet “Urime pensionimin!” – në njërën anë, dhe kupat e shumta të fituara ndër vite e të renditura – në anën tjetër i kishin dhënë pamje krejtësisht tjetër.
Ndërkohë kolegët e koleget bashkë me drejtoreshën i organizaun një pritje madhështore mësimdhënësit që për më shumë se 42 vjet mësimdhënien e kishte mision…
Drejtoresha, znj. Behare Kryeziu përshëndeti të pranishmit dhe me një fjalë rasti njoftoi pensionimin e Bedriut, mësimdhënësit që për dekada të shumta dha kontribut të padiskutueshëm në edukimin dhe arsimimin e brezave të shumtë dhe në kryerjen e shumë punëve e detyrave të shkollës në organet e ndryshme të institucionit tonë arsimor. E për këtë edhe u shpërblye me mirënjohje.
Për kontributin e mësimdhënësit Bedri Çejku folën edhe dy përfaqësuesit sindikalë: Gani Shinik dhe prof. Ganimet Mrasori, të cilët vlerësuan lart angazhimin e Bedriut në aktivitetet sindikale.
Edhe nga kjo organizatë sindikale Bedriu u nderua me mirënjohje.
Për veprimtarinë e Bedri Çejkut folën edhe mësimdhënësit Agron Spahiu, dr. Naser Bresa dhe Vllaznim Bytyçi, të cilët kujtuan veprimtarinë e gjithanshme arsimore, sportive e patriotike gjatë dekadave të tëra.
E krejt në fund, arsimtari tashmë pensionist, Bedri Çejku, falënderoi të pranishmit që gjetën kohë për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje të paharruar, ndërsa foli për aktivitetet e tij që nga fillimi i studimeve, punësimi në këtë shkollë e deri te organizimet e aktiviteteve dhe kontributi në shkollë, LASH, në klube e shoqata sportive, për ta përfunduar me sfidat dhe vështirësitë para, gjatë dhe pas luftës…