Pensionohet mësimdhënësi Bajram Shala nga Mitrovica

- Advertisement -

Mësimdhënësi mitrovicas, Bajram Shala, pas shumë vitesh kontribut u pensionua.

- paragrafi 1 -

Ai edukoi breza të tërë në lëndën e arsimit teknik, duke përfshirë periudhën më të rëndë në kohën e shtypjes jugosllave.

- Advertisement -

Shkolla “Xhevat Jusufi” në Bare vlerësoi lart kontributin e tij në arsim dhe i uroi pensionimin.

Postimi:

Bajram Shala ishte mësimdhënës i lëndës Teknologji me TIK (dikur Bazat e Arsimit Teknik), kontributi i tij në edukimin dhe arsimimin e brezave filloj që nga vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, ani pse në kushte të vështira dhe nën okupimin e pushtuesit jugosllav, aktiviteti i tij edukativ-arsimor nuk pushoj asnjëher. Tani me rastin e pensionimit, mësimdhënësi Bajram Shala po përmbyll një kapitull me plot sfida, sakrifica e suksese.

- Advertisement -

Duke e vlerësuar lartë kontributin e mësimdhënësit, ne si staf i kësaj shkolle, i urojmë pensionimin, duke i dëshiruar të gjitha të mirat!