Është pensionuar mësimdhënësi Bajram Morina nga Ratkoci i Rahovecit, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e shkollës “Katër Dëshmorët”, thuhet se mësimdhënësi Bajram ka lënë gjurmë që nuk i fshin koha.
Tutje shkolla thotë se mësuesi Bajram ka qenë më shumë se mësues , ka qenë udhërrëfyes, këshilltar, forcë frymëzuese.
Postimi i plotë i shkollës:
Urime penzionimi mësimdhënës Bajram Morina
Sot, për shkak të gjendjes shëndetësore, mësimdhënësi ynë i dashur Bajram Morina nuk mundi të jetë i pranishëm që ta përcjellim ashtu siç e meriton me duartrokitje, respekt dhe nderim të thellë për një jetë të tërë të përkushtuar në arsim.
Edhe pse fizikisht mungoi, prania e tij u ndje fuqishëm në çdo kujtim, në çdo nxënës që ai ka udhëhequr, në çdo brez që ai ka ndriçuar me dijen dhe humanizmin e tij.
Mësimdhënësi Bajram ka lënë gjurmë që nuk i fshin koha.
Ai ka qenë më shumë se mësues , ka qenë udhërrëfyes, këshilltar, forcë frymëzuese.
Në këtë ditë të rëndësishme, i urojmë nga zemra pensionim të lumtur, shëndet, qetësi dhe shumë gëzime familjare.
Le të jetë kjo fazë e re e jetës ,shpërblim i merituar për gjithë mundin, sakrificën dhe punën e palodhur ndër vite.
Faleminderit
Emri dhe vepra juaj do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë dhe e edukimit të shumë brezave.