E premte, 20 Shtator, 2024

Pensionohet mësimdhënësi Bahri Hoxha nga Podujeva

- Advertisement1-

Profesori llapjan, Bahri Hoxha është pensionuar nga pozita e mësimdhënësit të lëndëve të elektronikës në shkollën teknike në Podujevë.

Ai shërbeu për 35 vjet si mësimdhënës.

- Advertisement -

Lajmin për pensionimin e tij e kanë dhënë faqja zyrtare e Shkollës ‘Fan S. Noli’.

Më poshtë postimi:

Pensionim i merituar

Sot duam të iu njoftojmë se kolegu ynë Profesor Bahri Hoxha ka arritur pensionimin e merituar pas 35 vitesh mësimdhënie.

Profesori Bahri është figurë e respektuar dhe i përkushtuar për punën e tij si mësimdhënës i lëndëve të elektroteknikës në shkollën tonë.

Me punën e tij me përkushtim ka ndikuar në jetën e mijëra nxënësve të cilët patën fatin ta kenë profesor.

- Advertisement -rrrrrrr

Duhet përmendur aftësinë e tij që çdoherë ka arritur të krijoj ambient të mirë për mësim, nëpërmjet bashkëpunimit me koleget dhe ndikimit pozitiv te nxënësit.

Për gjeneratat e reja duam të tregojmë se edhe profesori Bahri bënë pjesë në mesin e mijëra mësimdhënësve të cilët punuan në vitet e 90-ta.

Në atë kohë Kosova ishte e okupuar, arsimi shqip ishte në presion dhe mundësia e shkollimit në gjuhën amtare ishte shumë e kufizuar.

Profesori Bahri me të gjithë mësimdhënësit tjerë treguan guxim dhe vendosmëri duke u përballë me trysninë e okupatorit.

Pavarësisht rrethanave të vështira, arritën të mbajnë gjallë arsimin shqip duke punuar edhe në shtëpitë shkolla.
Sot, në emër të gjithë stafit të shkollës IAAP “Fan S. Noli” në Podujevë, duam ta përshëndesim dhe t’i shprehim respektin më të thellë Profesorit Bahri për kontributin e jashtëzakonshëm që ka sjellë në shkollën tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...