Në shkollën fillore të mesme të ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj u mbajt sot një ceremoni e veçantë në nder të mësimdhënësit shumëvjeçar, Azem Thaqi, i cili pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme, doli në pension.
Në këtë ngjarje të mbushur me emocione, nxënësit, kolegët dhe stafi i shkollës shprehën mirënjohjen dhe respektin e tyre për kontributin e Thaqit në arsimimin e brezave të rinjë.
Atmosfera ishte e ngrohtë dhe plot kujtime – me buzëqeshje, përqafime dhe fjalë falënderimi për një mësues që, përmes përkushtimit dhe profesionalizmit, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shkollë dhe komunitet.
Nga SHFMU “Zenun Çoçaj” u përcollën urime të përzemërta për mësimdhënësin Thaqi, me dëshirën që vitet e ardhshme të pensionit t’i gëzojë me shëndet, qetësi dhe lumturi.
“Faleminderit mësuesit Azem Thaqi për punën, përkushtimin dhe shembullin që keni lënë pas!”, thuhet në njoftimin e shkollës.

