Pensionohet mësimdhënësi Asim Kadiri nga Rahoveci, shkolla i organizon program të veçantë

- Advertisement5 -

Është pensionuar veterani i arsimit në Rahoveci, Asim Kadiri. Me këtë rast shkolla ‘Liria’ në fshatin Fortesë ka organizuar një program ku u paqyrua puna e tij shumë vjeçare në edukimin e brezave, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave për katër dekada me radhë, drejtoria e shkollës i ndau mirënjohje mësuesit Asim.

- Advertisement -

467480277 1620665068533588 7236256868058030699 n

469252698 3405237729612153 2120012186408493603 n

469396846 3405238262945433 6361059945870384172 n

- Advertisement -

469125171 3405238032945456 6357260885535611853 n

469648924 3405237889612137 4403426291572745097 n

469452278 3405238026278790 788762669046792390 n 1

469358630 3405238246278768 2980995650178273200 n

Njoftimi i shkollës:

“Një mësues i mirë është si një qiri: Ai konsumon vetveten për t`ua ndriçuar rrugën të tjerëve.”

Në praninë e familjarëve, kolegëve, nxënësve, ish-nxënësve e mysafirëve të shumtë, u shfaq një program festiv/ përshëndetës me rastin e daljes në pension të mësuesit tonë, drejtorit të shkollës sonë, veteranit të arsimit, Asim Kadiri.

Ky program, u përgatit nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës sonë.

U thanë vargjet më të bukura, që na përlotën të gjithëve, vargje këto që pasqyronin punën e palodhshme të mësuesit tonë shumëvjeçar.

U shfaqën emocione të mëdha, nën tingujt e këngës dhe valles popullore.

Të gjithë u ndjemë krenarë për këtë ditë të veçantë të mësuesit tonë.

Si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave për katër dekada me radhë, drejtoria e shkollës i ndau mirënjohje mësuesit tonë të dashur.

Falënderime, mirënjohje e dhurata u dhanë edhe nga të pranishmit e tjerë.
Drejtoria e shkollës, mësimdhënësit, punëtorët teknikë dhe të gjithë nxënësit, i urojnë mësuesit tonë shëndet, jetë të gjatë dhe i janë falënderues për kontributin e dhënë!
Urime!
Me respekt: Drejtori i shkollës, Elhami Zhuniqi!