Është pensionuar mësimdhënësi Arif Malaj, pas 40 viteve përkushtim në arsim dhe edukimin e shumë brezave, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë shkolla “Rifat Mëziu” në Skenderaj.
Njoftimi i plotë:
Mirënjohje dhe nderim për mësimdhënësin Arif Malaj ✨
Në ambientet e SHMU “Rifat Mëziu” u mbajt një organizim i veçantë me rastin e pensionimit të mësimdhënësit të matematikës, z. Arif Malaj, pas 40 viteve përkushtim në arsim dhe edukimin e shumë brezave.
Z. Malaj nuk ishte vetëm një mësues i përkushtuar, por edhe një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një shembull i vërtetë i atdhedashurisë dhe përulësisë.
Përkushtimi i tij, profesionalizmi dhe karakteri i tij i fortë do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së shkollës sonë.
Faleminderit për gjithçka, profesor Arif!
Pensionimi është një kapitull i ri, por gjurmët tuaja do të mbeten të pashlyera në zemrat tona.
Me respekt,
Stafi dhe nxënësit e SHMU “Rifat Mëziu”