Është pensionuar mësimdhënësi Agush Haxhiu nga Vitia. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Dëshmorët e Vitisë” në Viti.
Mësuesi Agush mbi 40 vite ka edukuar shumë breza.
Postimi i shkollës:
Mesazh Urimi
Me respekt të veçantë drejtoria e shkollës sonë në emër të stafit të shkollës nderoi me mirënjohje ars.Agush Haxhiu, i cili sot feston ditëlindjen e 65 dhe pensionin poashtu.
Drejtoria e shkollës e falënderoj për punën dhe kontributin e tij si mësimdhënës e bashkpuntor i shkollës tonë, me mbi 40 vite punë duke i dëshiruar shëndet dhe pension të shëndetshëm së bashku me familjen dhe miqt e tij.
