Është pensionuar mësimdhënësi Afrim Xhymshiti nga Shtimja pas 43-vitesh kontribut në arsim, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Emin Duraku” në Shtime:
Më datë 23.06.2025, mësimdhënësi Afrim Xhymshiti shënoi ditëlindjen dhe njëkohësisht u pensionua nga procesi mësimor, pas një kontributi të çmuar 43-vjeçar në fushën e arsimit.
Në një ceremoni të organizuar në ambientet e shkollës “Emin Duraku” në Shtime, në prani të udhëheqësit të Sektorit të Arsimit në Komunën e Shtimes, z. Lulzim Sahiti, drejtorëve të shkollave, kolegëve mësimdhënës, veteranëve të arsimit dhe familjarëve të tij, arsimtari Afrim u përshëndet dhe u nderua në mënyrën më të denjë nga kolektivi i shkollës.
Me këtë rast, u vlerësua lart përkushtimi, profesionalizmi dhe kontributi i tij i palodhshëm në edukimin e brezave të rinj ndër vite.
Kolektivi i SHMU “Emin Duraku” i uron shëndet dhe mbarësi në vitet e pensionimit, duke e falënderuar për gjithçka që ka dhënë në shërbim të dijes dhe edukimit.
Me respekt,
U.D Drejtori
Enver Dugolli