Pensionohet mësimdhënësi Abdurrahman Lahu

- Advertisement5 -

Është pensionuar mësimdhënësi Abdurrahman Lahu. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Meto Bajraktari”, në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi nga shkolla “Meto Bajraktari”, në Prishtinë:

- Advertisement - M1

Me datë 13.03.2026 nderuam një figurë të jashtëzakonshme të arsimit, mësimdhënësin Abdurrahman Lahu, i cili me përkushtim dhe pasion ka shërbyer brezave të tërë.

Kontributi i tij në edukimin e nxënësve dhe në zhvillimin e arsimit në vend është i paçmuar.
Puna e tij e palodhur, durimi dhe dashuria për dijen kanë lënë gjurmë të thella te çdo nxënës që ka pasur fatin të mësojë prej tij.

Ai nuk ishte vetëm një mësues, por edhe një udhëheqës frymëzues dhe një shembull i përkushtimit ndaj arsimit.

- Advertisement - m2

Në këtë kapitull të ri të jetës së tij, i urojmë Abdurrahman Lahut një pensionim të gëzuar, të qetë dhe plot lumturi, me shëndet dhe suksese në çdo hap të jetës.

Mirënjohja dhe respekti ynë do të mbeten gjithmonë me të.