Pensionohet Jakup Hoti, profesor i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren

- Advertisement5 -

Është pensionuar Jakup Hoti, profesor i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Pas plot 40 vitesh pune të palodhur, përkushtim dhe kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e shumë brezave të nxënësve, profesori Jakup Hoti përmbylli me dinjitet këtë kapitull të rëndësishëm të jetës së tij profesionale.

- Advertisement - M1

Postimi i shkollës:

Sot, në Gjimnazi “Gjon Buzuku” – Prizren, u mbajt koktel për nder të pensionimit të profesorit të nderuar të fizikës, z.Jakup Hoti.

Në këtë aktivitet solemn morën pjesë kolegë, nxënës, familja e profesorit të cilët ndanë kujtime, falënderime dhe vlerësime për punën dhe përkushtimin e profesorit ndër vite.
Atmosfera ishte e mbushur me emocione, respekt dhe mirënjohje për një figurë të çmuar të arsimit.

- Advertisement - m2

Pas plot 40 vitesh pune të palodhur, përkushtim dhe kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e shumë brezave të nxënësve, profesori Jakup Hoti përmbyll me dinjitet këtë kapitull të rëndësishëm të jetës së tij profesionale.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka qenë shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë për dijen, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në shkollën tonë dhe tek të gjithë ata që patën fatin të mësojnë prej tij.

E falënderojmë përzemërsisht për gjithë kontributin e dhënë ndër vite dhe i urojmë shëndet të mirë, lumturi dhe një pensionim të qetë e të merituar.

Me respekt,
Gylaj Shipkovica
Drejtoreshë

jakupi