Pas shumë vitesh pune dhe përkushtimi në arsim, ka dalë në pension Ismet Fejza, profesor i makinerisë në Gjimnazin “Drita”, shkruan AlbanianEducation.net.
Gjatë gjithë karrierës së tij, profesori Ismet Fejza dha një kontribut të veçantë në zhvillimin dhe avancimin e mësimit profesional, duke u shquar për seriozitet, përkushtim dhe dashuri ndaj profesionit.
Me mundësi modeste, por me vullnet të madh, ai arriti të krijojë një kabinet të makinerisë, i cili edhe sot shfrytëzohet nga nxënësit për ushtrime praktike, duke u shërbyer brezave të rinj në përgatitjen e tyre profesionale.
Ismet Fejza ishte i respektuar dhe i dashur si nga kolegët, ashtu edhe nga nxënësit, për qasjen e tij korrekte, njerëzore dhe gjithmonë të gatshme për ndihmë.
Me rastin e pensionimit, kolektivi i Gjimnazit “Drita” i shpreh mirënjohje për kontributin e dhënë dhe i uron pensionim të mbarë, shëndet të plotë dhe ditë të qeta pranë familjes.