Pensionohet Ilire Avdyli, zv.drejtoreshë e shkollës “Jeronim De Rada” në Ferizaj

- Advertisement -

Është pensionuar Ilire Avdyli, zv.drejtoreshë e shkollës “Jeronim De Rada” në Ferizaj, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

U pensionua zv.drejtoresha e shkollës Ilire Avdyli

Pas një pune për më shumë se 3 dekada me ditar në dorë dhe gjatë 10 viteve të fundit si zv.Drejtoreshë në shkollën “ Jeronim de Rada” sot u pensionua znj. Ilire Avdyli e cila ka dhënë një kontribut të çmueshëm në shkollat ku ka punuar.

Në ceremoninë e pensionimit të zv. drejtoreshës, kontributin e saj e nderuan edhe udhëheqës të arsimit ferizajas duke shprehur falënderime të shumta për gjithë punën e bërë edhe në vitet më të vështira.

- Advertisement -

Drejtori i drejtorisë së Arsimit në Ferizaj Afrim Llabjani duke evokuar edhe kujtime nga koha sa ishte ish-nxënës i arsimtares Ilire tha puna e bërë në atë kohë vërtet ka ndikuar në nxjerrjen e kuadrove të mira e profesionale sot, prandaj shprehu mirënjohjen e thellë për të gjitha veprat e mira të mësuesve kosovarë ndër vite e veqanarisht në kohën e paraluftës.

“Si ish-nxënës i arsimtares Ilire edhe si drejtor i arsimit sot dua të shpreh gjithë mirënjohjne time për brezin e mësuesve që me shumë sakrificë kanë ndihmuar në shtetndërtimin e Kosovës, siç ka qenë edhe arsimtarja Ilire e cila më ka mësuar për 4 vite lëndën e Gjuhës shqipe.

Këta mësues na kanë mësuar shumë dhe na kanë ruajtur shumë, prandaj kanë vlera të pamatshme edhe sot” deklaroi drejtori Llabjani.

Ndërkaq drejtoresha e shkollës, Servete Hajrullahu tha se një bashkëpunëtore e një mike se Ilirja vështirë gjendet, ndërkaq puna përkushtimi në punë që na ka mësuar ajo, është vërtet një shembull për t’u përmendur kudo.

“Ne për kaq vite punë e bashkëpunim kemi ndarë bashkë shumë rezultate e të arritura në shkollë, mirëpo edhe sfidat i kemi tejkaluar bashkë, prandaj falënderimet tona janë të shumta për Ilire Avdylin si një bashkëpuntore e veqantë” tha drejtoresha e shkollës.

Më tutje mësimdhënësit e shkollës me dhurata simbolike dhe poezi e fjalë miradie e përcollën për në pension zëvendësdrjetoreshën Ilire Avdyli e cila që nga viti 2015 e ka ushtruar me nder dhe përgjegjësi këtë pozitë udhëheqese në shkollë.