Është pensionuar Hazër Shala, drejtor i shkollës në fshatin Randobravë të Prizrenit.
Të pranishëm ishin qindra miq e familjarë si dhe zyrtarë të lartë të arsimit nisur nga drejtoresha e DKA-së Luljeta Veselaj Gutaj, kryetari i SBASHK-ut për Prizren Reshit Kushaj, deputeti Nait Hasani, drejtor shkollash dhe shumë miq të ardhur edhe nga SHBA-të miq e familjarë.
Drejtoresha e Drejtorisë të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj tha se drejtori Shala ka udhëheq me dekada, dhe ka qenë mësues dhe mik për të gjithë.