Pensionohet Haxhi Osmanaj – 25 vite shërbeu si teknik në shkollën “Tetë Marsi”, në Pejë

- Advertisement -

Shkolla “Tetë Marsi”, në Pejë ka njoftuar se është pensionuar Haxhi Osmanaj, anëtar i stafit teknik, i cili pas 25 viteve shërbim të palodhur dhe të ndershëm, doli në pension, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement -

Sot, në shkollën tonë, Haxhi Osmanaj, anëtar i stafit teknik, i cili pas 25 viteve shërbim të palodhur dhe të ndershëm, doli në pension.

Gjatë gjithë këtyre viteve, Haxhiu ishte një shembull i përkushtimit, korrektësisë dhe bashkëpunimit.

Me punën e tij të përditshme, ai dha një kontribut të rëndësishëm për mbarëvajtjen e jetës shkollore dhe për një ambient të sigurt dhe të pastër për nxënësit dhe kolegët.

- Advertisement -

Për gjithë këtë përkushtim, i jemi thellësisht mirënjohës. Stafi i shkollës i urojmë nga zemra shëndet, gëzim dhe ditë të mbushura me qetësi në këtë kapitull të ri të jetës së tij.