Hajrije Peci–Rrahmani, sekretare e Shkollës së Lartë të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë, ka përfunduar sot ditën e saj të fundit të punës, duke dalë në pension pas shumë vitesh angazhimi.
Në njoftimin e kolegëve thuhet se largimi i saj nga institucioni u përcoll me emocione, ndërsa ajo vlerësohet për përkushtimin, korrektësinë dhe profesionalizmin në kryerjen e detyrës si juriste dhe sekretare e shkollës.
Kolegët theksojnë se Hajrije Peci–Rrahmani ka lënë gjurmë të pashlyeshme në këtë vatër të dijes, duke i uruar shëndet, jetë të qetë dhe pensionim të merituar.


