Është pensionuar Hajrije Nebihi, drejtoreshë e Gjimnazit “Dr Shaban Hashani” në Ferizaj, shkruan AlbanianEducation.net.
Pas shumë vitesh pune të palodhshme, përkushtimi dhe udhëheqjeje të denjë, ajo u përshëndet me kolektivin me një koktej rasti, duke lënë një trashëgimi të çmuar në edukimin dhe formimin e shumë brezave.
Njoftimi i shkollës:
PENSIONIMI I DREJTORES SË SHKOLLËS
Sot në ambientet e shkollës sonë u zhvillua një moment i veçantë dhe emocional – përcollëm në pension drejtoren tonë të nderuar, znj. Hajrije Nebihi.
Pas shumë vitesh pune të palodhshme, përkushtimi dhe udhëheqjeje të denjë, drejtorja e Gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” u përshëndet me kolektivin me një koktej rasti, duke lënë në shkollën tonë një trashëgimi të çmuar në edukimin dhe formimin e shumë brezave.
Me profesionalizëm, urtësi dhe përkushtim të vazhdueshëm, drejtorja dha mbështetje të fortë për mësimdhënësit dhe frymëzim për nxënësit.
Kontributi i saj në ngritjen dhe zhvillimin e shkollës sonë do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë.
E falënderojmë përzemërsisht për çdo sakrificë, për çdo vendim të drejtë dhe për çdo hap që e ka çuar shkollën tonë përpara.
I urojmë shëndet, qetësi dhe shumë momente të bukura në këtë kapitull të ri të jetës!
Me respekt dhe mirënjohje të thellë, Kolektivi i shkollës.
