Është pensionuar Fexhrije Rrusteni, bibliotekiste e shkollës “Musa Hoti” në Mitrovicë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Musa Hoti”:
SHFMU “Musa Hoti”
Me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit te Fexhrije Rrustemit
Të nderuar kolegë/e,
E nderuara Fexhrije Rrustemi,
Sot po ndahemi nga ju, një kolege e punëtore e mrekullueshme, por jo nga kujtimet dhe vlerat që keni lënë në këtë shkollë.
Puna dhe kontributi juaj do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë.
Në emër të stafit të shkollës sonë, ju falënderojmë sinqerisht për çdo vit përkushtimi, për çdo ndihmë dhe për çdo moment që ia kushtuat edukimit dhe dijes.
Ju urojmë pensionim të qetë, plot shëndet, lumturi dhe momente të bukura pranë familjes dhe njerëzve të dashur.
Le të jetë kjo një fazë e re e jetës, e mbushur me gëzim dhe realizime personale.
Faleminderit për gjithçka dhe rrugë të mbarë në këtë kapitull të ri të jetës!