Pensionohet Fazli Canolli, pas më shumë se 30 viteve pune si staf teknik në shkollën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë

- Advertisement -

Është pensionuar Fazli Canolli, pas më shumë se 30 viteve pune si staf teknik në shkollën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i shkollës:

- Advertisement -

Sot, Fazli Canolli doli në pension pas më shumë se 30 viteve pune të përkushtuar si staf teknik në shkollën tonë.

Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka qenë një punëtor i palodhur dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar 🤝. Me punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm, ka dhënë një kontribut të çmuar në mirëmbajtjen dhe funksionimin e shkollës sonë 🏫.

Puna dhe përkushtimi i tij do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje nga të gjithë ne 🙏.

- Advertisement -

Drejtori i shkollës, së bashku me mësimdhënësit dhe të gjithë stafin, i urojnë Fazliut shëndet, dhe shumë gëzime në pensionin e merituar. 🎉