Pensionohet Fadil Elshani, drejtori i Gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë

- Advertisement5 -

Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë ka njoftuar se është pensionuar drejtori i saj Fadil Elshani, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në ceeremoninë e pensionimit morën pjesë kryetari i komunës, Bali Muharremaj dhe drejtori i Arsimit, Remzi Bajselmani.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i shkollës:

Sot, në një atmosferë të ngrohtë dhe mirënjohjeje, gjimnazi “Jeta e re” shënoi një moment të veçantë: ditëlindjen dhe pensionimin e drejtorit të nderuar, z. Fadil Elshani.

Pas shumë viteve angazhimi si mësimdhënës dhe si drejtor për të paktën tre mandate, z. Elshani po përmbyll një kapitull të rëndësishëm të veprimtarisë së tij arsimore, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar profesionalizmi, integriteti dhe shembulli njerëzor.

- Advertisement -

Këtë ceremoni të thjeshtë, por të mbushur me respekt e nderuan me pjesmarrje:

• Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj,

• Drejtori i Arsimit, z. Remzi Bajselmani,

• Zyrtarja e DKA-së, znj. Begishe Basha,

të cilët ndanë mirënjohje solemne për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndër vite, si në drejtimin e institucionit, ashtu edhe në zhvillimin profesional të stafit mësimdhënës.

Në emër të stafit të gjimnazit “Jeta e re”, U.D. i zëvendësdrejtorit z. Sedat Gashi e përshëndeti z. Elshanin duke treguar mirënjohje dhe respekti për punën e tij të palodhur, për mbështetjen e vazhdueshme dhe për ndikimin e pashlyeshëm në jetën e shkollës.
Përpjekjet, qetësia, maturia dhe drejtësia e z. Fadil Elshanit kanë qenë model i punës së ndershme dhe i udhëheqjes së mençur. Kontributi i tij do të mbetet i gdhendur në historinë e gjimnazit “Jeta e re” dhe në kujtesën e të gjithë atyre që patën fatin të punonin e të mësonin pranë tij.

Në këtë ditë të veçantë, i urojmë shëndet, qetësi dhe gëzime të merituara në vitet që vijnë.
Si staf, jemi thellësisht mirënjohës për gjithçka që i keni dhënë institucionit!